E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kundër sanksioneve ndaj Iranit

Kina dhe Irani ranë dakord gjatë bisedimeve në Pekin se sanksionet kundër Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor nuk janë efektive.
Deklarata vjen nga kryenegociatori iranian për çështjen bërthamore, Saed Xhalili pas takimit me ministrin e Jashtëm kinez dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
"Gjatë bisedimeve tona në Kinë u ra dakord se veprime të tilla si sankionet e kanë humbur efektivitetin e tyre", tha Xhalili në një konferencë shtypi në kryeqytetin kinez. I pyetur nëse Kina do t'i mbështesë këto sanksione ai tha se 'kjo është pyetje për palën kineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›