Ibrahimoviç mund të mungojë ndaj Arsenalit
Sulmuesi suedez i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç, mund të mungojë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, të cilën Balugranët e zhvillojnë në Camp Nou kundër Arsenalit, pasi ka lënduar këmbën e djathtë para ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.
Ibrahimoviç është dashur të startojë nga fillimi i takimit, por dëmtimi i marrë në një stërvitje rutinore para takimit, ka bërë që në vend të tij të startojë Bojan Krkic.
Sipas Marca, Ibrahimoviç është në dyshim për të luajtur në sfidën vendimtare të martën ndaj Arsenalit, kurse atij i kanë mbetur vetëm tri ditë për t'u rikuperuar. Nëse mungon Ibra, në sulmin katalunas do të jetë ose Thierry Henry ose Bojan Krkic.