E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ndihmon Pakistanin me centrale

Kina do ta ndihmoje Pakistanin ne ndertimin e dy centraleve atomike. Marreveshja eshte nenshkruar gjate vizites se presidentit pakistanez Asif Ali Zardari ne Pekin, kumtoi ministri i jashtem Shah Mahmood Qureshi, ne Islamabad. Kina me pare ka ndertuar nje reaktor ne jugperendim te kryeqytetit pakistanez. Nje tjeter do te ndertohet deri ne vitin 2011. Ndersa tani duhet te ndertohen edhe dy centrale, te cilat parashikohet te prodhojne rreth 680 megavat rryme ne ore. Ekspertet perendimore kane rezerva ndaj ketyre projekteve, sepse Pakistani nuk e ka nenshkruar marreveshjen kunder prodhimit te armeve berthamore dhe ne menyre sekrete ka eksportuar lende berthamore ne Iran, Libi dhe Korene Veriore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›