Kongresmeni Fosello, 5 dite burg
Kongresmeni republikan Vito Fosello u denua me pese dite burg, pasi qe u kap nga policia duke vozitur ne gjendje te dehur. I njohur perndryshe si mik shqiptareve, kongresmeni republikan i Nju Jorkut, nga ishulli shtet Staten Island, Vito Fossella, 43 vjecar po kalon momentet me te veshtira te jetes se tij pas plasjes se skandalit familjar, kur pranoi se ne Uashington me nje grua te jashte ligjshme Laura Fay, kishte nje vajze te rritur, tani ndodhet ne burg per pese dite. Fosella erdhi ne gjyq me nje kostum te zi dhe nje kollare blu, dhe me "nje fytyre te ikur fare" shkruanin gazetat e sotme te Uashingtonit. Ai u paraqit i shoqeruar nga gruaja e tij Meri Patricia Rouan.