E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina në flakë, temperaturat në 40 gradë

Vala e të nxehtit që ka cuar temperaturat në 40 gradë në veri të Kinës do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Në Pekin temperatura preku dje 40.6 gradë celsius, më e larta që prej vitit 1951. Në provinca të tjera po në veri të vendit, termometri do të mbetet në nivelet mes 38 dhe 40 gradëve.

Në rajonet gjysmëtropikale në jug të lumit Jangtze, temperaturat janë mes 35 dhe 37 gradë. Qendra lokale meteorologjike ka shpallur gjëndjen e alarmit në ngjyrën e verdhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›