Kina nuk është më ajo e para
Vitet e fundit, qeverisë kineze i është dashur të përballet me shpesh me një problem, në menaxhimin e politikës ekonomike: Frenimi i rritjes ekonomike të vendit. Që prej fillimit të reformave ekonomike të Deng Xiaoping në vitin 1978 (lideri kinez që tha “Të bëhesh i pasur është e lavdishme”), ekonomia kineze është rritur 10 herë në vetëm 30 vite. Në vitin 2007, qeveria vendosi si objektiv katërfishimin e prodhimit të brendshëm brenda vitit 2020. Nga ana tjetër, GDP-ja ishte dyfishuar nga 2002-shi në 2006-ën. Pas 30 vjet rritje me rezultate të jashtëzakonshme, edhe pse e crregullt dhe e cekulibruar, shfaqen shenjat e para të një ngadalësimi, thotë New York Times.
Fondi monetar ndërkombëtar llogarit se rritja e ekonomisë kineze do të vazhdojë akoma me më tepër se 9%, këtë vit, por sinjali i parë i një ngadalësimi vjen nga sektori gjigant i prodhimit, në të cilin kërkesat po ulen, mbi të gjitha ato nga jashtë. Për të dhënë një ide të madhësisë, një grup qytetesh në provincën lindore të Zhjiang prodhon një të tretën e të gjitha çorapeve të botës, 70% të cakmakëve dhe 350 milion cadra në vit. Një studim i komisionuar nga një grup industrialistësh kinezë ka treguar që, për muajin e tret radhazi, sektori është në kontraktim.
Deri tani eksportimet kineze janë rritur në përmasa gjigante falë valutës së ulët kineze, vlerë që mbahet e ulët nga autoritetet kineze. Në këtë mënyrë, blerësit perëndimor, që paguajnë në euro dhe dollarë, mund të blejnë sasi të mëdha produktesh. Politikanët amerikan, në këtë periudhë papunësie të lartë, kërkojnë që Kina të rivlerësojë monedhën, në mënyrë që të ulë eksportet e saj dhe të rritet prodhimtaria në SHBA.
Vlera e ulët e monedhës kineze nuk ka efekte negative vetëm për vendet që blejnë mall kinezë: Sasitë e mëdha të monedhës të vënë në qarkullim nga banka qendrore kineze, ka rritur inflacionin në vend (i rritur gjashtë muajt e fundit me 6%), duke ulur vlerën e rrogave në klasën e mesme. Bankat kineze vazhdojnë të paguajnë interesa vjetor rreth 3%. Njerëzit që kanë kursimet e tyre në banka i shohin ato të zhvlerësohen vit pas viti, të konsumuar nga inflacioni, pra preferojnë ti tërheqin ato dhe ti investojnë diku tjetër: Për shembull në tregun e pronave. Një treg tjetër që, në kinë, është i pakufi: Disa vlerësime tregojnë se gjysma e vincave në punë në botë, janë duke ndërtuar në Kinë. Muajt e fundit, për efekt të injektimit të kapitalit, çmimi i pronave të patundshme ka kapur maksimume të reja.
Në kompleks, një ngadalësim i rritjes kineze do të kishte efekte negative në të gjithë botën. Që prej krizës së vitit 2008, Kina ishte një nga vendet e pakët që tërhoqi ekonominë globale. Eksportuesit kinezë duken të shqetësuar për të ardhmen dhe pas rezultateve spektakolare të dekadës së fundit, bursa e Shangait ka rënë me pothuajse 15% në dy muajt e fundit.
(a.h/BalkanWeb)