E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Muzetë dhe parqet e kulturës janë vizituar nga 256 mijë turistë

29-09-2011 / Gazeta 55

Në tëtë muajt e parë të vitit 2011 muzetë dhe parqet në Shqipëri janë vizituar nga 256 mijë vizitorë me biletë. Këtë shifër e bëri të ditur Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, në ditën e trashëgimisë kulturore. Ndërsa përsa i përket parkut të Butrintit Bumçi pohoi se krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve me biletë këtë vit është dyfishuar.
 Në rritjen e numrit të vizitorëve sipas ministrit Bumçi ka ndikuar edhe përfshirja në Unesko e qytetit të Gjirokastrës dhe Beratit. Me rastin e ditës së trashëgimisë kulturore të gjithë muzetë dhe parqet arkeologjike në Shqipëri, do të mund të vizitohen falas nga të gjithë të interesuarit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›