Kina nuk i paguan tarifat e Bashkimit Evropian

Kina ka deklaruar se kompanitë e saj ajrore nuk do të paguajnë tarifat për emetimet e karbonit, të vëna nga Bashkimi Evropian.
Administrata e Aviacionit Civil në Kinë tha se kompanitë ajrore nuk kanë të drejtë të paguajnë tatim ose t`i shtojnë pagesat pa lejen e qeverisë.
Tarifat që kanë hyrë në fuqi muajin e kaluar, kanë përqëllim frenimin e emetimit të gazrave, por kompanitë thonë se ato nuk janë “të përshtatshme”.
Dhjetëra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë, i kundërshtojnë ato.