E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, bombardohet qyteti i Homsit, 15 të vrarë

Forcat e sigurisë së Sirisë kanë bombarduar sot qendrën e qytetit Homs, duke vrarë të paktën 15 persona dhe plagosur 150 të tjerë.
 

Sulmet e sotme pasojnë ato të së premtes në të njëjtin qytet, që rezultuan me të paktën 200 të vrarë.
 

Aktivistët thonë se edhe Zabadani, një qytet në veriperëndim të Damaskut, është përfshirë nga luftimet.
 

Bëhet e ditur se dezertorët e ushtrisë siriane kanë sulmuar një postbllok në provincën Idlib, duke vrarë tre oficerë.
 

Siria, që nga marsi i vitit të kaluar, është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad. Mijëra persona kanë humbur jetën në trazira.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›