Kina nxit zhvillimin e pavarur tekniko- shkencor

Pothuajse dy javë më parë, Kina kreu me sukses uljen e vet të parë në Mars, duke tërhequr vëmendjen e botës dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm në eksplorimin hapësinor.
Të premten, ideja e shkencës dhe teknologjisë si mbështetje strategjike për zhvillimin kombëtar, duke u përqendruar në zhvillimin e pavarur dhe inovacionin, u theksua edhe një herë në programin e zhvillimit të vendit në Kongresin e 10-të Kombëtar të Shoqatës së Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës të zhvilluar në Pekin.