Kina sot 2 festa, Viti i ri dhe loja e Barcelonës!

Kina sot feston vitin e ri. Shteti më i populluar në botë ka dy arsye për festë. Sipas mediave sportive në Kinë, interesimi për të parë Barcelonën sot është i ngjashëm me atë sikur të shikoj finalen e kampionatit botëror.
Ndeshja që do të luhet sot në orën 12:00 mes Barcelonës dhe Getafes, në Kinë po quhet si një lloj feste. Miliona njerëz thuhet se kanë vërshuar lokalet e qyteteve ku janë bërë organizimi për të shikuar këtë ndeshje në terminin e përshtatshëm për ta.
Madje Kina është fascinuar kur ka dëgjuar lajmin nga futbolli spanjoll se kjo ndeshje do të filloj me futjen në fushë të dy vajzave kineze të cilat do të bartin mesazhin për urimet e vitit të ri kinez.
Barcelona thuhet se është skuadra më e dëshiruar në Kinë dhe sipas një sondazhi të ri kinezët e duan aq shumë Messin, sa që ai aktualisht është personaliteti i tretë më i dëshiruar te kinezët./Indeksonline/