Ronaldo "frikëson" Di Stefanon

Cristiano Ronaldo me 3 golat e shënuara ndaj Sevillës i është afruar rekordeve të reja në skuadrën mbretërore Real Madrid. Ronaldo tani është lojtari i gjashtë me më shumë gola te Reali duke kaluar legjendarin Gento.
Por jo vetëm Gento është legjendari që mund të "rrezikohet" nga statistikat e Ronaldos.
Ronaldo është lojtari i dytë në Real që ka shënuar plot 20 herë het trika te Reali. Di Stefano është mbajtës i këtij rekordi te Reali duke shënuar 31 herë nga 3 gola për Realin./Indeksonline/