E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina teston avionin më të madh amfib në botë

Në Kinë janë zhvilluar testet e para të avionit më të madh amfib në botë, AG600, i cili është i barabartë me një “Boeing 737”.

Avioni i kreu testet me sukses ditën e shtunë në një zonë bregdetare në qytetin Jingmen në Kinën qendrore.

Në pamjet e publikuara së fundmi në mediet ndërkombëtare duket avioni amfib duke kryer manovra të suksesshme në breg për të marrë pjesë në një ceremoni që shënon ngjarjen.

Ky avion amfib, i cili për nga përmasat është më i madhi në botë i këtij lloji, është projektuar për shpëtimin detar, transportin me rreze të gjatë dhe operacionet zjarrfikëse. (A2 Televizion)

Galeria fotografike ( 1 / 3)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Grabitës të maskuar shkaktojnë panik në shtëpinë Beckham

Klubi i makinave të shpejta vetëm për femra

Statuja prej dylli e Nicki Minaj çmend fansat, shtohet siguria në muze / FOTO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›