E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kina zyrtare: Negociatat ‘e vetmja rrugë për paqe’

Kina tha të martën se negociatat janë “e vetmja mënyrë për paqe” në Ukrainë.

Pekini “gjithmonë beson se dialogu dhe negociatat janë e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të dalë nga kriza e Ukrainës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, gjatë një konference të rregullt për shtyp në Pekin.

“Kina nuk e krijoi krizën e Ukrainës, dhe as nuk është palë në të”, tha Mao, duke folur për zhvillimet e fundit në Ukrainë.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen”, tha Mao, duke kujtuar katër parimet e Presidentit kinez Xi Jinping, përfshirë respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha kombeve të OKB-së.

E pyetur për takimin që zhvilloi Presidenti amerikan Trump dhe ai rus, Putin, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, deklaroi se , “Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në një rrugëdalje paqësore nga kriza e Ukrainës. Është mirë të shohësh Rusinë dhe SHBA-në të angazhohen me njëra-tjetrën, të përmirësojnë lidhjet dhe të promovojnë procesin për një zgjidhje politike të krizës.”

Kina ka ndjekur një qasje të ekuilibruar, por mjaft të kundërshtueshme dhe strategjike ndaj konfliktit në Ukrainë, duke u përpjekur vetë të pozicionohet si ndërmjetëse pa e ndëshkuar Rusinë, ndërsa ruan marrëdhëniet e ngushta me Moskën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›