E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 18 nxënës humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në një shkollë

Gazeta Shqip

18 nxënës kanë mbetur të vdekur pasi u mbuluar nga rrëshqitja e dheut në jugperëndim të Kinës, konfirmojnë burime zyrtare nga policia kineze. Ndërkohë, një person figuron ende i humbur, pasi rrëshqitja e dheut mbuloi dje shkollën dhe tri shtëpi të tjera në fshatin Zhehne.

Zyrtarët thonë se dheu ka bllokuar një lum, ndërsa uji i këtij lumi është mbledhur përreth ndërtesës së mbuluar me dhe, gjë që ka penguar përpjekjet për shpëtim.

Sipas zyrtarëve, ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrëshqitjeje, por mësohet se kjo zonë është goditur nga shira të furishme dhe është djep i tërmeteve. Muajin e kaluar, po në këtë rajon, dy tërmete lanë të vdekur 81 persona.
5 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kinë, 18 nxënës humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në një shkollë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›