E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti me Sirinë, Rusia kërkon përmbajtje nga Turqia

Rusia i bëri thirrje Turqisë që të shmangë ndonjë veprim që do të rriste tensionet me Sirinë pas një serie sulmesh ndërkufitare që provokuan paralajmërime të ashpra nga Ankaraja.

Deklarata ruse ishte një përgjigje ndaj vendimit të parlamentit turk, i cili të enjten autorizoi operacione ushtarake ndër-kufitare në rast agresioni të mëtejshëm.

“Ne shprehim shpresën se pala turke do të tregojë përmbajtje dhe nuk do të ndërmarrë asnjë hap që do të çonte në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në rajon,” tha Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›