E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, Një foshnje nxirret i gjallë nga tubi i ujrave te zeza

Një mrekulli e cila ka ngritur një problem të madh social ka ndodhur në Kinë.

Zjarrfikësit kanë shpëtuar një foshnje të porsalindur i cili ishte hedhur në një tub të ujërave të zeza të një tualeti. Fëmija është braktisur në këtë mënyrë jo njerëzore nga prindërit e tij.

Televizioni shtetëror tha se foshnja kishte ngecur në tubin e kanalizimit të ujrave të zeza me diametër 10 cm. Banorët e pallatit në qytetin Jinhua Zhejiang, thërritën ekipet e shpëtimit të Shtunën pasi ata dëgjuan të qarat e fëmijës.

Foshnja mendohet të jetë vetëm disa ditësh, ndërsa ky akt tmerrues ka ngjallur reagime në faqet e mediave sociale, pasi nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Kinë. Shpesh herë mediat kineze trasmetojnë histori të foshnjave që braktisen pas lindjes.

Problemi i atribuohet përgjithësisht nënave të reja të cilat nuk janë në dijeni të shtatzanisë së tyre, lindjes së një vajze të padëshiruar në shoqeri e cila shton vlerat te djemtë apo ka rregulla strikte të planifikimit  familjar.

Prindrit në Kinë mund përballen me gjobitjen nëse ata shkelin politikën e “një fëmije”.

Foshnja është në gjendje të qëndrueshme dhe policia është në kërkim për prindërit e tij, tha televizioni shtetëror.

Rasti është diskutuar gjerësisht në rrjetin social Weibo, versioni i Twitterit, në të cilin është bërë thirrje për prindërit që të ndëshkohen rëndë.

Prindërit të cilët e bënë këtë i kanë zemrat më të zeza se sa tubi ku hodhën fëmijën “, shkroi një përdorues i rrjetit social.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›