E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kinë, dhjetëra viktima nga shpërthimi i gazit në një restorant

Një shpërthim gazi në një restorant në Kinën Veriore ka vrarë të paktën 31 persona, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua.

”Shtatë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë në shpërthimin e së mërkurës”, tha Hsinhua.

Shpërthimi ndodhi në një restorant në qytetin kinez Yinchuan, në rajonin veriperëndimor Ningxia.

”Shkaku i shpërthimit ishte ndoshta një rrjedhje gazi”, raportoi Hsinhua.

”Së pari, një rezervuar gazi në katin e parë shpërtheu dhe më pas një linje gazi shpërtheu në katin e parë”, thuhet në raport.

Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi një hetim të plotë.

( Sipas ATSH )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›