Kinë, fillon ndërtimi i grataçelës më të lartë në botë
PEKIN- Punimet për hedhjen e themeleve të një grataçele prej 838 metrash, që do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, filluan në një qytet të Kinës Qendrore, deklaroi kompania që merret me ndërtimin e saj.
"E vendosur në metropolin Changsha, kulla "Sky City" filloi ndërtimin sot", citon deklarata e kompanisë së ndërtimit "Broad Group".
Një baner i vendosur në vendin e ndërtimit tregon arktitekturën e kullës, duke specifikuar lartësinë e saj prej 838 metrash, duke kaluar paksa lartësinë e kullës "Burj Khalifa" në Dubai, që mban rekordin botëror për lartësi prej 830 metrash.
"Pas hedhjes së themeleve, ndërtimi i kullës nuk duhet të zgjasë më shumë se katër muaj", citon më tej deklarata e kompanisë që synon ngritjen e kullës deri në prill të vitit 2014, një projekt ky me kosto prej 1,11 miliardë eurosh.
Një shpejtësi e tillë ndërtimi ka ngritur dyshime mbi cilësinë e saj, në një vend ku defektet në infrastrukturë shkaktojnë edhe katastrofa.
"Projekti i qiellgërvishtësit të qytetit Changsha përfshin një zonë këmbësorësh që shtrihet në 10 kilometra, nga kati i parë deri në katin e 169, si dhe kinema, park, pishinë dhe kopësht për fëmijët", nënvizoi deklarata e kompanisë.
Kulla është projektuar për të përballuar tronditje sizmike me magnitudë deri në 9,0. "Broad Group" tërhoqi vëmendjen e mediave në vitin 2012 duke arritur ndërtimin e një ndërtese me 29 kate brenda 15 ditëve.
(m.a/ata/BalkanWeb)