Mourinjo: Ronaldo nuk do të kthehet tek Junajtid
Zhoze Mourinjo rikthehet të flasë për Kristiano Ronaldon, por në një këndvështrim tjetër, jo për ta afruar te skuadra e tij e Çelsit. Ai i ka thënë trajnerit të Mançester Junajtid, David Mojes, ta harrojë përpjekjen për ta risjellë Kristiano Ronaldon në “Old Traford”. “Djajtë e Kuq” u tha se ishin në kërkim të shërbimeve të portugezit, përkundër qëndrimit të trajnerit të ri të Real Madridit, Karlo Ançeloti, i cili ka këmbëngulur se Ronaldo nuk është në shitje. Ish-trajneri i Realit ka dhënë mendimin e tij mbi këtë çështje. Ai ka pohuar: “Reali nuk ka gjasa ta lejojë 28-vjeçarin, sepse kanë “muskuj” financiarë. Kjo do të thotë se madrilenët nuk do të jenë nën presion për ta shitur atë. Ajo që unë di është se Real Madrid është një klub i tillë i pasur, sa nuk ka nevojë për ta shitur Kristianon. Unë e di se Ronaldo e do Mançester Junajtid, e di se do të luajë sërish në Premier Ligë, por mendoj se do të qëndrojë te Reali. Kjo që po them është thjesht një ndjenjë. Unë s’kam pasur asnjë kontakt me të, kjo që them është vetëm ndjenja ime.” (E.Ilnica/balkanweb)