Kine, ortek balte ne nje fshat, 15 te vdekur

Te pakten 15 persona kane humbur jeten ne Kine, si pasoje e nje orteku balte qe perfshiu nje fshat ne afersi te qytetit Chuxiong.
Lajmin e ben te ditur agjencia “Kina e Re”, sipas te ciles 34 persona te tjere rezultojne te zhdukur.
Sipas burimit, ne zonen e zhytur ne balte jetonin te pakten 300 persona.
Nderkohe, skuadrat e shpetimit kane mberritur ne vendngjarje per te rekuperuar trupat.