Kongo, 1.6 milione refugjate pa ushqim

Ministri i Jashtem i Britanise, David Miliband ka deklaruar se me shume se 1.6 milione te pastrehe ne zonen lindore te Kongos jane “kapur ne kurth” dhe “pa aksesin e ndihmave humanitare”.
Ne vend po perleshen rebelet e Kongresit Kombetar per Mbrojtjen e Popullit te Laurent Nkundas, me ushtrine vendase.
“Keta refugjate – eshte shprehur Miliband – nuk mund te arrihen lehtesisht. Nuk kane akses as te ushqimit dhe as te ujit te pijshem apo te mirave te tjera te nevojshme per jeten”.
Miliband eshte me mision ne kryeqytetin ekonomik te Tanzanise, Dar es Salaa. “Ka nje kercenim te epidemive dhe te shperndarjes se keqe te ushqimit ne zone”, tha ai duke iu referuar teatrit te perleshjeve.
Edhe ministri francez Bernard Kouchner ka bere thirrje per “respektimin e marreveshjes se paqes”.