E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, projektohet ndërtimii rrokaqiellit më të madh në botë

KINE - Më shumë se gjysma e popullsisë kineze jeton në qytet dhe kjo e ka bërë qeverinë që të mendojë një strategji të re.

Arktitektët dhe inxhinierët po diskutojnë se cili model është më i mirë: Të ndërtosh qytete të reja “medium” për 500 mijë ose 1 milionë banorë, apo qytete “small” për më pak se 500 mijë banorë.

Qeveria ka filluar punimet për ndërtimin e një rrokaqielli ku do të banojnë dhe punojnë rreth 30 mijë banorë. Ndërtesa gjigande do të ndërtohet në provincën Hunan të Kinës Qënrore. Ajo do të ketë 220 kate dhe do të jetë 838 metra e lartë. Ndërtesa do të ketë 92 ashensorë, zyra, dyqane, restorante, kinema, kopshte, një hotel, një spital dhe një shkollë.

Rrokaqielli do të jetë një qytet i mirëfilltë ku njerëzit nuk do të kenë nevojë të përdorin makinën për të shkuar në punë apo të përdorin autobusin për të shkuar në shkollë.

Për ndërtimin e kësaj ndërtese do të përdoren blloqe të mëdha beton, çeliku dhe xhami. Projekti për ndërtimin e saj do të fillojë në qershor dhe do të përfundojë për shtatë muaj.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›