E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prag sezoni, një udhëtim magjik në Karaburun

Të tjera rreth shkrimit Foto nga udhëtimi i grupit prej 80 vetash Një grup prej 80 vetash nga Shqipëria, këtë fundjavë të mesit të Majit, kanë përshkuar me këmbë një distancë 30 kilometra në vijën bregdetare të Karaburunit. Grupi e ka nisur udhëtimin nga Llogaraja ku dhe kaluan natën në çadrat që ngritën vetë.

Ditën e dytë grupi turistëve e nisi aventurën duke përshkuar Qafën e Thellë deri tek Gjiri i Gramës. Pas mbërritjes, grupi shijoi bukuritë e një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare.

Në ditën e tretë dhe të fundit, udhëtimi ka vijuar nga Gjiri i Gramës – Gjiri i Shën Andreut – Plazhi i Palasës dhe së fundi mbërritja në Tiranë.

Gjatë tre ditëve të udhëtimit, grupi i turistëve përshkoi me këmbë distancën 30 kilometra për 13 orë në total.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›