E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, reshjet shkaktojnë 175 viktima

Ka shkuar në 175 numri i viktimave të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur ditët e fundit Kinën jugore.

Sipas shtypit vendas, numri do rritet gjatë ditëve të ardhshme sepse 107 persona të tjerë rezultojnë të humbur. Ndërkohë, 1 milionë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi ato janë përmbytur plotësisht.

Dëmet janë llogaritur deri në 2 milionë euro, ndërsa zonat më të goditura janë ato në Fuxhian, Guangdong, Sicuan, Guizhu e Guangx. Por vuajtjet për banorët e këtyre zonave nuk kanë përfunduar pasi parashikohet që shirat të vazhdojnë edhe për disa ditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›