E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine shemben dy miniera vdesin dhjetera persona

Dy incidente të ndryshme në Kinë kanë shkaktuar me dhjetëra viktima dhe kanë ngritur polemika për masat e sigurisë në këtë industri.
Në Tibet, lajmi për shëmbjen e një miniere është publikuar shumë orë më pas, kur forcat e kërkimit kishin humbur shpresat për të nxjerrë të gjallë mbi 80 minatorë nga rrënojat. Shembja ndodhi gjatë orëve të natës. Incidenti i dytë që shkaktoi 24 viktima ndodhi në një minierë qymyri në Baboa në verilindje të vendot. Kina është konsumatori më i madh i qymyrit por minierat e saj shkaktojnë shumë viktima. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre tragjedive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›