Napolitano sipas mediave po mendon per doreheqje

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, sipas shkrimeve të mediave të këtij vendi, është duke menduar për dorëheqje të menjëhershme nga posti, në mënyrë që kështu t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare. Me dorëheqjen e tij, Napolitano do të detyronte parlamentin që të shpallë zgjedhje të reja edhe para skadimit të mandatit të presidentit, më 15 maj.
Në pajtim me kushtetutën italiane, gjashtë muaj para skadimit të mandatit të presidentit nuk është e mundshme të shpërbëhet parlamenti, që do të thotë se Napolitano nuk mund të shpallë zgjedhjet e reja derisa është në postin e presidentit. Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, Napolitano ka mundësi që ta shpallë dorëheqjen e tij që sot.
Italia me padurim pret vendimin e Napolitanos, pasi të premten në Romë përfunduan pa sukses përpjekjet për formimin e qeverisë së re italiane. Flasim për një “mision të veshtire”, krijimin e qeverisë së re, pasi votat treguan se nuk “ka fitues të qartë të zgjedhjeve”.