Kine termet 66 balle viktima

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin perëndimor të Kinës, Sichuan. Qindra vetë mund të kenë vdekur apo të jenë plagosur, bën të ditur media shtetërore.
Për momentin njoftohet për 12 të vdekur të konfirmuar, por disa media të tjera thonë se numri mund të jetë shumë herë më i lartë. "Tërmeti në Ya'an Lushan ka plagosur apo vrarë me qindra persona", është cituar nga një uebsajt zyrtar të ketë thënë byroja e Sichuan-it. Agjencia amerikane Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti, i cili ishte i magnitudës 6.6, e kishte epiqendrën 80 km në perëndim të qytetit të Linqiong. Ajo shtoi se lëkundjet ndodhën në thellësinë prej 12,3 km, teksa nuk është bërë ende e ditur nëse ka patur viktima. Zona në fjalë është terren që preket shpesh nga lëkundjet sizmike. Një tërmet me magnitudë 8 në provincën Sichuan, në maj të 2008-s, la të vrarë të paktën 90 mijë njerëz. Tërmeti i fundit, i cili fillimisht u raportua si me magnitudë 7 e më pas me 6.9, ndodhi në orën 08:02 me orën lokale, njoftoi USGS. Lëkundjet u ndjenë 115 km larg kryeqendrës së provincës, Chengdu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Kinë, Xinhua.