Ne Shqiperi dhe ne Kosove vetedija lokaliste paraqitet si vetedije kombetare
pValeria Dedajp
p-Nje kenge te mire labe me ndihmoni ta kendojme ta kendojme me plot deshire Rexhep Qosjen ta nderojmeKosova me Shqiperine jane nje gjak dhe jane nje komb burrat qe bejne historine kombi yne i ka heronj Ata qe mblodhen lirine dhe ata qe dine ta mbrojne ata meritojne lavdine ne shekuj tek na do te rrojne 2 here Keto jane disa nga vargjet qe grupi polifonik i Laberise me ne krye Nazif Celen i kenduan dje ne nderim te profesor Rexhep Qosjes ne sallen Black Box te Akademise se Arteve Pervecse profesor Rexhep Qosja eshte Kryetar Nderi i kesaj shoqate nje nga arsyet e ketij takimi ishte sepse iu dorezua dhe titulli Nderi i Qarkut te Gjirokastresp
pIsh-presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani i dorezoi profesorit titullin Nderi i Qarkut te Gjirokastres Me motivacionin Mendimtare dhe patriot i madh me kontribute te larta per historine gjuhesine letersine dhe albanologjine e popullit shqiptar Per profesorin kjo dite konsiderohej si nje dite e cmuar ne jeten e tij sidomos pas nderimeve qe i jane bere ne Tepelene apo per 100-vjetorin e Pavaresise ne Vlorep
pProfesori tha dje gjate fjales se tij se kur flet per Laberine nuk mundet kurrsesi te rrije pa permendur gjeografine historine dhe kulturen e saj Apo edhe per rolin qe Laberia ka pasur ne te shkuaren dhe qe vazhdon te kete ne te ardhmen e popullit shqiptar Ndihem krenar per te gjitha keto Per historine per bemat qe Laberia ka jehuar dhe do te jehoje ne jeten e mbare kombit shqiptar ne pergjithesi Profesor Qosja nuk la pa permendur se nga Laberia kane dale burra shteti dhe diplomate si Ismail Qemali qe ne vitin 1912 shpalli Pavaresine e Shqiperise ne te gjitha trojet etnike shqiptare por dhe diplomatet si Abdyl Frasheri i Permetitp
pPerpos ketyre cilesive profesori foli edhe per krizen morale qe ne keto momente po karakterizon Shqiperine dhe Kosoven Kete krize e tregojne te keqija te ndryshme qe po i shohim dhe po i degjome cdo dite Nje vetedije e ngushtuar krahinoriste lokaliste qe nuk nguron te paraqitet si vetedije kombetare dhe gjithekombetare Bartesit e kesaj vetedije duan te jene gjithnje dhe kudo prijes politikane prokurore dhe police te mehalles se tyre qe do te sundonin ne te gjithe Shqiperine dhe ne te gjithe Kosovenp
pPor sipas profesorit ndryshe nga kjo krize qe na ka pllakosur Laberine e shquan vetedija gjithekombetare nepermjet se ciles imponon mendime sjellje dhe veprime ne te cilat ka aq shume gjeresi dhe lartesi aq shume diell dhe qiell Eshte e kuptueshme se perse shqiptaret kane kaq shume perkushtim dhe kaq shume adhurim per Laberine historine dhe burrerine e saj per etiken dhe atdhetarizmin e saj perfundon profesori Si rralle here salla dje ishte mbushur plot me dashamires te profesorit Ndoshta ishin ne moshe ty thyer por shume prej tyre ose qendruan ne kembe ose u ulen dhe neper shkallet e salles gjate gjithe aktivitetit vetem per te degjuar fjalen e tij Kishte dhe nga ata qe pas takimit hapnin telefonin dhe i thoshin bashkebiseduesit nga ana tjeter degjo kenge labe per profesor Rexhep Qosjenp
pAshtu sikurse kishte dhe nga ata qe gjate fjales se profesorit dhe kengeve polifonike vetvetiu u perlotenp
br styleclearboth