Kinë,87 të vdekur nga shpërthimi i një miniere
87 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një minierë
qymyrguri në Kinë. Por sipas agjencisë kinezë të lajmeve Xinhua pritet që të shtohet bilanci tragjik. Kjo tragjedi ka ndodhur në zonën e Hegang në krahinën Heilongjiang. Sipas raportimeve në kohën e shpërthimit në këtë minierë gjendeshin rreth 412 persona të cilët po punonin nëntokë.
12 punonjës të kësaj miniere e cila ndodhet në verilindje të vendit raportohen të zhdukur. Por sipas raportimeve pritet që 12 personat të kenë pak shpresa për t'u gjetur.
Një punonjës i forcave të shpëtimit pohoi për televizionin kinez së operacionet e shpëtimit ishin duke hasur në shumë vështirësi për shkak të tuneleve të shembura si edhe gazit i cili është shpërndarë në nëntokë.
Shpërthimi i cili u shkaktua nga përhapja e gazit në galeri, tronditi të gjithë zonën. Madje ai ishte aq i fuqishëm saqë muret e disa godinave në afërsi të minierës filluan që të shëmben.
Ky ishte aksidenti i fundit në industrinë e qymyrgurit që ndodhi në Kinë, vend në të cilin janë shumë të shpeshta tragjeditë si edhe shpërthimet e kësaj natyre. Vetëm gjatë vitit 2008 mbi 3 mijë veta kanë humbur jetën në minierat e shtetit më të madh në kontinentin aziatik.