E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinema apo gjykatë?

Procesi gjyqësor më i madhi pas lufte rastin Kleçka, mund të zhvillohet në kinemanë ABC1 në Prishtinë, kjo për faktin se Këshilli gjyqësor i Kosovës është lodhur nga sallat e ngushta te gjykatave dhe tanimë po kërkon një hapësirë më të madhe, për këtë proces dhe disa të tjera që janë në zhvillim e sipër, raporton Klan Kosova.

Merret vesh se objekti më i preferuara për tenderin është Kino ABC1.

Drejtori i Kino ABC, Milazim Salihu ka thënë se ende nuk ka konkurruar në këtë tender, por këtë do ta bëjë së shpejti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›