Kinematografi/ Blerim Destani me "Get Low" në Festivalin e Filmit në Toronto
Në programin e Festivalit të 34-të të Filmit në Toronto do të shfaqet edhe filmi "Get Low", një vepër e re kinematografike ku aktori shqiptar Blerim Destani interpreton përkrah legjendës së filmit, Robert Duvall.
Skenari i filmit është shkruar nga C. Gaby Mitchell, Chris Provenzano, ndërsa regjisori i tij është Aaron Schneider, fitues i Çmimit Oscar për filmin e shkurtër me titull "Two Soldiers" (Dy Ushtarët) në vitin 2004, njofton agjencia e lajmeve "Yllpress". Festivali i 34-të në Toronto me 10 shtator do të hapet me premierën botërore të filmit biografik për Charls Darvinin "Krijimi", të Xhon Ejmil. Në rolet kryesore në këtë film luajn Pol Betani dhe Xhenifer Konoli. "Get low" është një produksion i kompanisë "Zanuck Company" me producent Dean Zanuck, trashëgimtar i njërit prej nga themeluesve të industrisë kinematografike të Hollivudit, Darryl F. Zanuck. Pas roleve në filmat "Truth About Men" dhe "At World's End", angazhimi i aktorit të ri shqiptar nga Tetova në filmin "Get low" është një sukses i veçantë për karrierën e tij.
Projekti "Get Low", është një ndër filmat që pritet të fitojë vlerësime dhe çmime të rëndësishme, ndërsa roli i aktorit tetovar Blerim Destani ka shkëlqyer në këtë film përkrah ikonës së aktrimit Robert Duvall, si dhe yjeve të tjerë të kinematografisë botërore si Billy Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs.