Maqedoni, nuk respektohen të drejtat e njeriut

Në Maqedoni nuk respektohen sa duhet të drejtat e njeriut. Organizatat për të drejtat e njeriut atje dhe Komisioni Europian kërkojnë marrjen e masave përmirësuese për garantimin e të drejtave dhe lirive qytetare.
"Maqedonia, edhe pse është nënshkruese e shumë akteve ndërkombëtare, konventave për të drejtat e njeriut, nuk ka arritur që këto dokumente, të cilat edhe u bënë pjesë e sistemit juridik në Maqedoni, t'i zbatojë në praktikë. Përkundrazi, vazhdon me avazin e vjetër duke shkelur si të drejtat individuale, ashtu edhe ato kolektive", shprehet Milaim Fejziu, kryetar i degës për Maqedoninë të forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Sipas tij, në Maqedoni ende vlejnë gjykimet dhe ndëshkimet e krimit verbal.
"Ende në Maqedoni ka të burgosur politikë, ende në Maqedoni ka procese të montuara politike, ende në Maqedoni nuk respektohet e drejta në arsim dhe në mbrojtje kulturore", vlerëson Fejziu.
Edhe Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit kanë theksuar në raportet e tyre se institucionet në Maqedoni duhet të bëjnë më shumë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Kryetari i Komitetit të Helsinkit për Maqedoninë, Iso Rusi, gjithnjë veçon gjyqësorin si sferë kryesore nga e cila burojnë shkeljet dhe mosrespektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. "Ndikimi i politikës ndaj gjyqësisë është punë që kryhet në vazhdimësi në Maqedoni, dhe jam i mendimit se të gjitha qeveritë e deritanishme nuk kanë qenë të sinqerta kur kanë deklaruar se mbështesin gjyqësinë e pavarur", thotë Iso Rusi.
Edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian është konstatuar se Maqedonia ende çalon sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, prandaj edhe Brukseli i ka rekomanduar autoritetet vendase që të punojmë për të garantuar respektimin e konventave ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.