Maqedoni, opozitaparalajmërim përbojkotin e zgjedhjeve
SHKUP- Blloku i partive opozitare maqedonase mund t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në rast se nuk përmbushen të gjitha kërkesat e tyre. Këtë vendim të martën e morën partitë opozitare në selinë e partisë më të madhe opozitare - LSDM.
“Nuk do të shkojmë në zgjedhje në rast se nuk përmbushen të gjitha kërkesat tona. Ne jemi të vendosur pa përmbushjen e të gjitha kërkesave nuk kemi ndërmend të kthehemi në Parlament”, ka thënë Gjorgje Orovçanec, nga Alternativa e Re, raportoi Zhurnal.
Edhe të martën, kryeministri Nikola Gruevski, njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, ka pranuar të gjitha kërkesat e opozitës, përveç debllokimit të llogarive bankare të televizionit A1, pasi që, sipas tij për atë duhet të vendosin organet gjyqësore, e jo Qeveria.
Blloku i partive opozitare, i udhëhequr na LSDM-ja, të hënën paralajmëroi se do të propozojnë kandidatin e tyre për kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), por në Parlament do të kthehen vetëm atëherë kur do të përmbushen të gjitha kërkesat e tyre.
(m.a/tg/BalkanWeb)