Kinezët shpikin pajisje elektronike për të kopjuar
Pekin- Fenomenet e shitjes së testeve për nxënësit që duan të hyjnë në universitet nuk hasen vetëm në Shqipëri. Dy mësues kinezë u arrestuan sepse u kishin shitur gjimnazistëve aparate elektronikë me kufje, me të cilat do tu tregonin përgjigjet e provimeve të vështira për hyrjen në universitet, njoftoi sot agjencia Hsinhua.
Dy mësuesit nga krahina Jilin (verilindje) u kishin shitur me çmim mjaft të lartë prindërve të gjimnazisëtve receptorë me anë të të cilëve mendonin t'u tregonin përgjigjet magjike në provimet e parashikuara nga 7-9 qershor, saktësoi agjencia zyrtare.
Mësuesit u kishin shitur 27 aparate të tilla prindërve duke marrë një fitim prej më shumë se 400.000 juanësh (42.000 euro). Ata nuk patën kohë ta provonin efikasitetin e këtij marifeti, por rrezikojnë deri në tre vjet burg, nëse paditen.
Dhjetë milionë të rinj kinezë u paraqitën në provimet e pranimit në universitetet e vendit, që konsiderohen si vendimtare në Kinë për krijimin e elitave të ardhshme. Autoritetet njoftuan se 1 000 studentë u kapën duke kopjuar në provimet e fundit për pranim në administratën publike.