E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Qeveria dështoi

Elbasan - Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, në Qarkun Elbasan, ka thënë para banorëve të fshatit Hotolishtit, se kjo qeveri nuk ka mbajtur premtimet që bëri në 2005, ndaj më 28 qershor duhet të largohet me votën e të gjithë shqiptarëve. Leskaj ka siguruar banorët e Hotolishtit, se Partia Socialiste ka një program konkret dhe serioz për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytyr Sali Berisha.

“Kryeministri thotë se janë rritur pensionet në fshat, por ai duhet të jap përgjigje sa janë rritur çmimet, sa është rritur kosto e jetesës sot dhe që do të thotë se nuk ka rëndësi se sa merr në dorë, por se sa çon në shtëpi dhe çfarë mund të blesh me ato para që merr. Ju e dini të gjithë, që sot sheqeri, orizi, vaji, buka, karburanti është më shtrenjtë. Atëhere si mund të jetojmë më mirë sot shqiptarët? Shqiptarët kanë një zgjedhje. PS është alternativë.”-theksoi Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›