E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezet ua hedhin grekeve

Marreveshjet ekonomike ndermjet Athines dhe Pekinit gjate vizites se kryeminstrit kinez Wen Jiabao ne Greqi duket se nuk jane dhe aq dobiprurese per ekonomine e renuar te vendit ballkanik sa u trumpetuan fillimisht.

Mediat ne Greqi kane nisur tashme te nxjerrin ne drite ato qe i cilesojne si hilete kineze te ketyre marreveshjeve.

Sipas marreveshjes per portin e Pireut dhe ate te Selanikut pala kineze do te mundesoje ndertimin e nje stacioni konteineresh prej nga ku do te shperndahen mallrat e saj ne tregun ballkanik por edhe ne te gjithe Europen.

Nje godine e braktisur ne Pire do te transformohet ne hotel ku do te jetojne disa qindra punetore kineze nderkohe qe popullsia ne Greqi ne keto momente i kalon 14.

Pala kineze do te lejoje te ndertoje nje qender paketimi cka do te thote se BE nuk do te kete me mundesi ti diktoje produkteve kineze kuota per shkak te pajisjes se ketij te fundit me certifikate prodhimi ne vendet e BE-se.

Shqetesues eshte fakti se ne marreveshje parashikohet shkembimi i mallrave kineze me vaj ulliri dhe vere nje ujdi e mire per prodhimet greke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›