Kosove nisin patrullimet ne veri

Rruga Mitrovice-Leposavic konsiderohet si arteria kryesore e kontrabandes se mallrave qe hyjne nga Serbia. Diku 15 kilometra larg Mitrovices policia e EULEX-it dhe ajo e Kosoves te mbeshtetur nga njesia speciale e karabiniereve ndalojne cdo automjet qe vjen nga thellesia e veriut dhe Serbia.
Kontrolli i automjeteve behet ne menyre te detajuar ndersa te rinjve u behet edhe testi i alkoolit. Ajo cka menjehere bie ne sy eshte se te gjitha automjetet qe ndalohen jane me targa te Serbise. Por detyra e nje polici serb nuk eshte te ndaloje qarkullimin me targa te ndonje shteti tjeter.
Qellimi i planit te veprimit eshte luftimi i kontrabandes dhe krimit te organizuar.
Ne mesin e 15 automjeteve te kontrolluara policia nuk gjeti dicka te jashteligjshme ndersa sjellja arrogante e shofereve serbe ne disa raste nuk nxit aspak reagimin e policise.
Ndersa forcat e rendit behen gati per te levizur ne nje pike tjeter kontrolli edhe gazetaret shoqerohen nga policia per ne Mitrovice. Ketu ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi pret qe me ne fund edhe ne veri te sundoje rendi dhe ligji.
Realisht ata ka nje plan koordinues mes policise se Kosoves KFOR-it dhe EULEX-it sidomos pas disa incidenteve te disa koheve me pare. Ai ishte nje mesazh i qarte se ne pjesen veriore ka shume arme ilegale dhe njerez te dhunshem. Gjate ketij procesi do te behet identifikimi i personave ne kerkim dhe ata qe mbajne arme pa leje eshte shprehur Rexhepi.
Ne veri te Kosoves prej dhjete vitesh kontrabanda e naftes dhe mallrave te tjera ka pasur efektin e vet negativ duke i shkaktuar humbje ne miliona euro buxhetit te shtetit.
Ajo cfare mund te pasoje pas crrenjosjes se krimit te organizuar eshte funksionalizimi i gjykates ne veri dhe vendosja e doganiereve kosovare.