Kingji takon Wieck: Rritje e bashkëpunimit me Gjermaninë për mbrojtjen kibernetike

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji zhvilloi sot një takim me Jasper Wieck, drejtor i Politikave në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetjen e ofruar për FARSH ndër vite, si dhe roli i Gjermanisë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe nxitjen e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.
“Theksuam vullnetin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, stërvitjes, mbrojtjes kibernetike, modernizimit dhe angazhimet e ardhshme në operacione dhe misione të drejtuara nga Aleanca”, theksoi Kingji.
1 nga 3/m.m/r.e/