E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndreu: Asfaltohet rruga Shëngjin-Velipojë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Rruga Shëngjin-Velipojë, e cila konsiderohet një investim kyç për turizmin në veri të vendit, po shkon drejt përfundimit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau sot pamje nga kjo rrugë, e cila tani është në fazën e asfaltimit.

“Shëngjin-Velipojë po asfaltohet”, shkruan Ndreu, krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

1 nga 2

/m.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›