E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirghizistan/ Pasues të Bakijevit sulmojnë një ndërtesë qeveritare

Kundërshtarët e qeverisë së përkohshme të Kirghizistanit hynë me forcë dhe morën kontrollin e selisë së administratës rajonale Och, në jug të vendit. Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i administratës lokale i cili njofton se manifestuesit kërkojnë që ish-guvernatori rajonal, Mamassadyk Bakirov të rimarrë funksionin e tij.
Qeveria e përkohshme e shkarkoi nga detyra Bakirovin pas revoltës së përgjakshme në muajin prill që çoi në arratisjen e presidentit kërgëz, Kourmanbek Bakiev.
Sipas agjencisë së lajmeve Akipres qeveria provizore kërgëze njoftoi se do të marrë masa për rivendosjen e pushtetit të saj në Osh, por policia deri tani nuk ka ndërhyrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›