E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: SHBA-ja, e interesuar për paqen në Maqedoni

Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për stabilitetin e Maqedonisë, si dhe për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.
Kështu ka deklaruar ndihmësekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shkup.
Sipas autoriteteve maqedonase, zyrtari amerikan ka shprehur qëndrimin e SHBA edhe për çështjen e emrit, për të cilën ka nënvizuar se është koha që të zgjidhet.
Sipas burimeve, Gordon ka kërkuar angazhim të palëve të përfshira në mënyrë që çështja të zgjidhet para samitit të ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në tetor në Portugali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›