E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgistan, Bakijev shpallet fitues i zgjedhjeve

Komisoni zgjedhor i Kirgistanit bëri të ditur se zoti Bakijev fitoi 85 nga tre të katërtat e gjithë votave të numëruara deri tani. Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha sot se zgjedhjet të enjtes u shoqëruan me parregullshi të mëdha, si mbushkja e kutive të votimit, listat e pasakta dhe votimet e shumëfishta.

OSBE-ja akuzoi Presidentin Bakijev se ka shfrytëzuar burimet qeveritare për të siguruar fitoren. Raporti paraprak i ogranizatës mund të ndihmojnë pretendimet e kandidatit të opozitës, Almazbek Atambajev, i cili tha se zgjedhjet ishin të parregullta.

Para mbylljes së qendrave të votimit dje, zoti Atambajev tha se zgjedhjet u manipuluan dhe bëri thirrje për përsëritjen e tyre.  Edhe një kandidat tjetër presidencial, Zhenishbek Nazaraliyev, u largua nga gara. Komisoni i zgjedhjeve këmbëngul se rezultatet janë të vlefshme. (voa/start)

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›