E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet me Beogradin, Feith: Politika po e ekzagjëron

Në një intervistë për Top Channel, Feith theksoi se çështja e bisedimeve mes EULEX dhe Beogradit është ekzagjeruar nga lidershipi kosovar. Sipas tij, bisedimet e EULEX-it janë me qellim që të forcohet efikasiteti i këtij misioni.

“Po, unë jam në dijeni. Nuk duhet që ta ekzagjerojmë apo ta mbivlerësojmë rëndësinë e kësaj çështjeje. Këto janë instrumente teknike për të cilët po bisedohet në nivel teknik nga udhëheqësi i njësisë së policisë bashkë me homologun e vet në Beograd, me qëllimin që të forcohet efikasiteti i misionit EULEX”, ka pohuar Feith.

Për më tepër, Feith theksoi se gjithçka po bëhet në transparencë të plotë me qeverinë e Kosovës, pasi kreu i EULEX Iv de Kermabo është në kontakt të vazhdueshëm me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

“Gjithçka po bëhet në transparencë të plotë. Shefi i EULEX, Iv De Kermabo është në kontakt të vazhdueshëm për këtë çështje me zv/kryeministrin. Unë jam i sigurt se konkluzioni do të jetë se kjo është në përputhje të plotë me pozicionin e autoriteteve të Kosovës. Qëllimi i vetëm është që të ndihmohet EULEX-i që ta bëjë punën e vet në mënyrën me efektive të mundshme”, ka theksuar Feith.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›