E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgizistan, qeveria: Bakiev të dorëzohet

Qeveria e përkohshme e Kirgizistanit i ka hequr imunitetin presidentit të rrëzuar Kurmanbek Bakiev.

Madje, ajo i ka bërë thirrje atij që të dorëzohet, duke paralajmëruar në rast të kundërt operacione për arrestimin e tij.

Njoftimi në fjalë u bë nga një përgjegjës i qeverisë së përkohshme, rreth një javë që nga revolta që detyroi Bakiev të arratisej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›