E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirurgjia në mjerim, mjekët: nuk duam të zhvendosemi. Ministri: Më sillni projektin në tavolinë

Lorina Mixha

Kosova: I di hallet tuaja, mjafton të shohësh farmacitë e hapura natën dhe kupton se spitali ska ilaçe

Lorina Mixha

Halim KosovaShërbimi i kirurgjisë në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza ka nevojë për tu ringritur, për tu rehabilituar. Projekti për rikonstruksionin e një shërbimi të tillë kryesor në spital është i kushtueshëm, por i domosdoshëm për mirëfunksionimin e punës dhe për tu shërbyer jo vetëm pacientëve kryeqytetas, por qytetarëve të të gjithë vendit.

Ministri i Shëndetësisë është takuar dje me mjekët e kirurgjisë në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza.

Kreu i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka organizuar takimin në ambientet e QSUT-së me profesorët e mjekët që prej vitesh me radhë punojnë në spitalin e Tiranës, për të kërkuar prej tyre sugjerime lidhur me problematikën e këtij shërbimi, por edhe për të ndarë bashkë çështjet më shqetësuese sot për pacientët, stafin spitalor e gjithçka që lidhet me punët e përditshme.

Çështja më e përfolur, por edhe më shumë e diskutuar në mbledhje me ministrin ishte e ardhmja dhe mënyra se si do të zgjidhjet çështja e zhvendosjes së përkohshme të shërbimit të kirurgjisë. Mjekët nuk janë dakord që ata të kalojnë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që ministri Halim Kosova u ka thënë se të gjitha sugjerimet, problematikat apo kërkesat konkrete ti paraqesin me shkrim pranë ministrisë që ai drejton. Pas shumë vitesh, mjekët kanë mundur të bisedojnë me një koleg të tyre e ti tregojnë se spitali Nënë Tereza më i madhi në vend, qendra terciare, kryesisht shërbimi i kirurgjisë është përfshirë në problematika e shqetësime, për shkak të ndërrimit të shpeshtë të ministrave të Shëndetësisë, drejtuesve të qendrës spitalore. Kjo ka sjellë mungesë rrjedhshmërie në ndjekjen e të gjitha problemeve të tyre.

Kemi dërguar 25 shkresa në Ministrinë e Shëndetësisë, në kohën e paraardhësve tuaj, lidhur me problematikën që ka shërbimi, mungesat, infrastruktura, pajiset, nevojat e kërkesat e kohës, por nuk kemi pasur asnjë përgjigje, i thanë dje mjekët ministrit. Kirurgët kanë pasqyruar në shkresa dhe në një peticion të kohëve të fundit situatën mjerane të kirurgjisë sot, por nuk kanë pranuar largimin në spitalin ushtarak deri në gjetjen e një zgjidhje.

Kreu i Shëndetësisë, Kosova, u ka thënë mjekëve, se ua di shumë mirë hallin, mungesat e barnave, bazës materiale, problemet me infrastrukturën. Dua të jem i hapur dhe ju them se do të merrem vetë me gjithçka me çdo gjë, do të zgjidh ato probleme që sot janë shqetësim për qendrën. Mjafton të shikosh farmacitë që ndodhen pranë spitalit për të kuptuar se qendra nuk ka barna. Ato rrinë 24 orë hapur, edhe natën. Jam habitur kur natën kam gjetur plot njerëz në spital. Më ka bërë përshtypje edhe kur kam parë se mjekët u përshkruajnë receta me disa medikamente pacientëve. Në fillim mendova se janë të paditur, por pastaj mora vesh se pacientëve u jepen disa lloje ilaçesh, pasi mjekët kanë lidhje të dyfishta me farmacitë e distributorët, tha Kosova.

Sipas tij, në spital nëpërmjet procedurave do të bëhet e mundur që të mbërrijnë dhe të shpërndahen për pacientët ilaçe të firmave të njohura farmaceutike në tregun ndërkombëtar, ndërkohë që do të bëhet më e mira për të zgjidhur problemet e tyre.

Nuk mund të evitojmë disa situata në spital, mungesën e infrastrukturës, mungesa të shumë gjërave, por të paktën pacientëve të mos u heqim mjekimin, tha kreu i shërbimit të kirurgjisë, Edmond Çeliku. Mjekët e kirurgjisë janë ankuar se çdo ditë kanë probleme, por nuk do të ishte më e mira për të zhvendosur shërbimin.

Nuk jam dakord për zhvendosje dhe ndarje të kirurgjisë. Unë nuk ndahem me shërbimin që drejton Edmond Çeliku as me shërbimin e Mustafa Xhanit. Hajde të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Kemi dërguar shkresa, kemi kërkuar disa herë të zgjidhjet çështja e investimeve dhe rikonstruksionit të shërbimit të kirurgjisë, por nuk kemi pasur përgjigje, ka thënë në mbledhjen e djeshme, kreu i shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Nikollaq Kaçani.

Sipas tij, kirurgjia e QSUT-së llogaritet të realizojë mesatarisht brenda një viti mbi 7 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Po ashtu, kreu i shërbimit të urologjisë, Mustafa Xhani, ka deklaruar se pacientët janë tepër të kënaqur nga shërbimi që ofrohet në klinikën e tij.

Kreu i Shëndetësisë i ka ftuar mjekët për të parë kartelat klinike të pacientëve, takim me përfaqësues të konsumatorit, me ata që bëjnë advokaci për pacientët, e më pas të shohim edhe mendimin e pacientëve për shërimin spitalor. Nëse ata janë të kënaqur unë do tju shtrëngoj dorën, u ka thënë ministri krerëve. Sipas tij, nëse do të riktheheshin te tenderimet e barnave në spitale e se si është bërë menaxhimi i fondeve në QSUT, spitalit nuk do të duhet ti mungonte një ilaç i vetëm.

Do të ketë një takim tjetër pas disa kohësh për të diskutuar edhe një herë për ardhmërinë e kirurgjisë. Sakaq, Kosova është ministri i dytë pas Maksim Cikulit që përballet me mjekët për problematikën e sistemit shëndetësor, përfaqësuar kryesisht nga spitali Nënë Tereza.

Kirurgjia në mjerim, mjekët: nuk duam të zhvendosemi. Ministri: Më sillni projektin në tavolinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›