E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha antike, vidhen 18 ikona

Blerim Kore
Kisha e Laboves se Kryqit, ne rrethin e Gjirokastres, eshte bere objekt i nje sulmi te vjedhesve te monumenteve. Persona ende te paidentifikuar nga policia kane vjedhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme 18 ikona te kesaj kishe, me moshe 1500-vjecare, nje nder me te vjetra ne Ballkan, pjese te ikonostasit si edhe parate e dhuruara nga besimtaret ne arken e kishes. Kane qene kujdestaret e kishes, te cilet kane dhene te paret alarmin per grabitjen e ketij objekti kulti me vlera te rralla historike, religjioze dhe kulturore. Nderkohe, nje grup hetimor i policise se Gjirokastres vazhdon punen per identifikimin e autoreve te grabitjes se kishes.
Ekspertet e policise konstatuan dje se vjedhesit kane shfrytezuar oret e erresires, duke hyre nga nje prej dritareve ne pjesen e pasme te kishes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›