Kishin cigare me akcizë “Republika e Kosovës”

Policia e Vranjës në aksionin kundër kontrabandës së mallrave me akcizë dhe në bashkëpunim me gjykatën ka arrestuar Ilir S. (39) dhe Rijad R (30), kurse në kërkim nga policia janë Haki S dhe Skënder S. që janë arratisur, njofton presheva jonë.
Të dyshuarit nga Kosova me qëllim të shitjes, pas leje që të merrem me këtë veprimtari, kanë blerë cigare me prejardhje të huaj të llojit “Slim Merlin” dhe “Slim Eve” me fleta akcize “Republika e Kosovës” në sasi prej 5960 boksave me vlerë prej 8.000.000 dinarë.
Cigaret pas blerjes në Kosovë, janë fshehur në fshatin Konçul dhe në objektet ndihmëse të Rijad R me qëllim që ti shesin në Serbi, me para të gatshme, me çmim më të lartë se të blerjes për të përfituar mjete dhe dobi për veten./Indeksonline/