E Shtunë, 31 Tetor 2026

90 të rinj anëtarësohen në Degën V të LDK-së

90 të rinj nga Malësia e Gollakut u anëtarësuan sot në Degën V të LDK-së, në një takim të organizuar nga kjo Degë, me rastin e fundvitit, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së dhe i Komunës, Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë. 

Anëtarët e rinj o përshëndeti edhe kryetari Mustafa. Ai tha se ky anëtarësim ka simboliken e vet.

“Pjesëmarrja e juaj tregon se LDK po e ruan traditën dhe përkrahja e juaj është garanci dhe dëshmi se LDK-ja është gjithnjë e më e fuqishme”.

Mustafa tha se interesimi i të rinjve për t’iu bashkuar LDK-së është mjaft i madh dhe kjo falë qeverisjes së mirë të LDK-së dhe hapësirës që po i krijon LDK-ja rinisë.

Në fund anëtarëve të rinj të LDK-së iu shpërndan librezat e anëtarësimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›