Kishin humbur në Malin e Dajtit, policia gjen dhe ndihmon dy turistë çekë

Dy turistë çekë humbën rrugën dhe mbetën të izoluar për disa orë në Dajt. Policia u erdhi në ndihmë, ku pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, arriti t’i lokalizonte. Menjëherë atyre iu dha ndihma mjekësore, ushqimi e rrobat dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Tiranës tha se, ata teksa po eksploronin natyrën në një terren të thepisur malor, kishin humbur rrugën dhe njoftuan Policinë.
Kjo e fundit nisi kërkimet për disa orë, ku sapo i gjeti dy turistët iu dha ndihmën e parë mjekësore, ushqim dhe rroba, pasi ata kishin mbetur të izoluar që nga mbrëmja e së shtunës.
/rtsh.al/